MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Barcelona në krizë, eliminohet edhe nga Kupa

21.01.2022 - 01:07

Barcelona nuk gjen paqe edhe me trajnerin Xavi. Pas eliminimit nga Champions dhe rrëshkitjes në La Liga, vjen edhe eliminimi nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8 finale. Bilbao e mposhti 3-2 pas kohës shtesë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Dy minuta u kanë mjaftuar vednasve të Bilbaos për të kaluar në avantazh me një magji të Muniain. Kundërpërgjigja e miqve ka ardhur 18 minuta më pas me Ferran Torres. Spanjolli ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Barçës me një goditje të mrekullueshme.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por ishin vendasit që realizuan gol në 86’. Martinez surprizoi katalanasit, por Pedri në 93’ mbajti në lojë Barcelonën dhe coi ndeshjen në shtesë.

Megjithatë, Bilbao nuk u dorëzua dhe në minutën e dytë shtesë të shtesës së parë kaloi në avantazh 3-2 falë Muniain (i dyti personal në këtë sfidë). Pavarësisht përpjekjeve të Barcelonës për ta cuar të paktën me penallti, nuk ia arrin, katalanasit eliminohen.