MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 16

Bylisit i mjafton një gol, Erzeni ngec në shtëpi

22.01.2022 - 16:38

Ka ristartuar sot faza e dytë e Kategorisë së Parë, ku u luajtën 6 ndeshje, pasi dy të tilla u shtynë si pasojë e borës, përkatësisht Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti.

Bylisi e rinisi aty ku e la, duke fituar 1-0 në shtëpi me Besëlidhjen dhe duke u arratisur në krye të renditjes. Protagonisti kryesor ishte Qardaku me golin në minutën e 12-të. Kaq mjaftoi për ballshiotët.

Rivali kryesor Erzeni u ndal 1-1 në shtëpi me Apoloninë. Madje shijakasit shmangën humbjen në minutën e 86-të. Një hap fals për Erzenin, duke i dhënë mundësi Korabit të afrohet.

REZULTATET

BYLIS-BESËLIDHJA 1-0

Qardaku 11′ 

ERZENI-APOLONIA 1-1

Raboshta 86′ / Krasniqi 29′ 

LUSHNJA-MALIQI 2-0

Xhymerti 33′ , Canka 40′

BURRELI-TËRBUNI 1-1

Hasa 87′ / Saliaj 59′

VORA-SHKUMBINI 3-1

Tavani 5′, 45′, Ismailaj 39′ (p) / Llacja 66′ 

TURBINA-BESA 0-1

Hyseni 32′ 

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak