MENU
klinika

UEFA ende e paqartë

Champions në kaos, të pavaksinuarit nuk hyjnë dot në Francë

20.01.2022 - 18:10

Champions League do të përballet me një kaos në mes të shurtit kur fillojnë ndeshjet me eliminim direkt. Chelsea dhe Real Madrid do të detyrohen t’i lënë në shtëpi lojtarët e vet të pavaksinuar për ndeshjet e tyre përkatëse në Francë, kundër Lille dhe PSG.

Franca i ka ashpërsuar rregullat kundër dhe atletët profesionistë që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyjë në vend. UEFA njoftoi të enjten se ekipeve do t’iu kërkohet në parim t’iu përmbahen rregullave të zbatueshme në çdo vend.

Shtëpia e futbollit evropian ende nuk e ka përditësuar rregulloren për fazën e eliminimit direkt në garat evropiane, për të cilën ka thënë se do t’iu ofrojë udhëzime shtesë klubeve.

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë së fundmi se dëshiron t’i godasë njerëzit e pavaksinuar duke ua kufizuar hyrjen në vendet publike, siç janë kafenetë, restorantet dhe kinematë.

Duket e pamundur që UEFA, presidenti i së cilës Aleksander Ceferin e ka përkrahur zëshëm vaksinimin, do ta minojë qasjen e Francës duke këmbëngulur që ndeshjet të zhvendosen në terrene neutrale për t’i shmangur rregullat.

Real Madrid do të udhëtojë drejt Francës për t’u përballur me PSG-në më 15 shkurt, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Chelsea, kampioni në fuqi, do të udhëtojë drejt Francës më 16 mars për përballjen me Lille.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN