MENU
klinika

Premier League, Java 21

Chelsea dhe Liverpool ndalin njëri-tjetrin

02.01.2022 - 20:31

Kryendeshja e javës 21-të në Premier Leagues mes Chelsea dhe Liverpool përfundoi në barazim 2-2, me dy skuadrat që ndalën njëra-tjetrën, duke humbur kështu mundësinë të afrohen kreut, që mbahet nga Manchester City.

Paqja në “Stamford Bridge” ndodhi gjithçka në 45′ e para, ku Liverpool e nis fort dhe shënon dy herë me Mane dhe Salah (do të përshëndesin dhe nisen për në Kupën e Afrikës me Egjiptin dhe Senegalin).

Por më pas skuadra e Tuchel merr veten dhe një eurogol i Kovacic shërben për të ngushtuar shifrat. Më pas është Pulisic ai që gjen golin e 2-2 dhe në fund të pjesës së parë Mount ka rastin e 3-2.

Në pjesën e dytë emocionet nuk ndalojnë. Chelsea shtyn dhe Alonso i afrohet golit, ndërsa në anën tjetër Mendy bën dy pritje të bukura ndaj Mane dhe Salah. Në fund është skuadra londineze sërish kërkuese por pa gjetur finalizimin. Barazim që është asist për Manchester City, i cili tashmë është +10 pikë larg Chelsea të vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN