“Të gjithë llojet e tingujve mund të jenë të dobishëm për të transmetuar emocione… është muzika e përbërë nga tingulli i realitetit” – Ennio Morricone
Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 janar. Më pas, në të gjitha kinematë nga data 17 shkurt, shpërndarë nga ”Lucky Red” në bashkëpunim me ”TimVision”, sipas faqes më të njohur kinematografike italiane, cinemaitaliano.info.
Në të tillë format, vjen dokumentari i titulluar “ENNIO” nga regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Morricones, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit ”Oscar” dhe autor i mbi 500 kolonave zanore… të paharrueshme.
I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecie dhe në ”Bif & St”, dokumentari rrëfen Morriconen, përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si: Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone, Quentin Tarantino, Clint Eastwood, Bruce Springsteen, skena fiction, muzikë dhe imazhe arkivore.
“Kam punuar për 25 vite, me Ennio Morriconen”, – thotë Giuseppe Tornatore.
“Unë kam bërë pothuajse të gjithë filmat e mi me të, pa përmendur dokumentarët dhe reklamat. Gjatë gjithë kësaj kohe, miqësia jonë është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Kështu, film pas filmi, si njohja e karakterit të tij si burrë dhe si artist i thelluar, gjithmonë mendoja se çfarë lloj dokumentari mund të bëja për të. Sot, kam realizuar ëndrrën” – shprehet ai.
Morikone u bashkua me Sergio Leones, për herë të fundit, në “Na ishte një herë Amerika” (1984) dhe bashkëpunoi në një duzinë filmash me Tornatore, përfshirë “Cinema Paradiso” (1988), fituesin e “Oskarit” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Nuk e pëlqente aspak termin “spaghetti western” dhe theksonte, se puna e tij në atë zhanër përfaqësonte vetëm një pjesë të karrierës së tij.
Kjo është më se e qartë, pasi prodhimtaria e konsiderueshme e punës përfshin bashkëpunime me drejtorë të tjerë të shquar, si Gillo Pontecorvo (“The Battle of Algiers” në 1966), Don Siegel (“Two Mule for Sister Sara” në 1970), Bernardo Bertolucci (1970 dhe 1900), John Boorman (“Exorcist II: The Heretic” në 1977), Edouard Molinaro (“La Cage aux Folles” në 1978), John Carpenter (“The Thing” në 1982), William Friedkin (“Rampage” në 1987), Brian De Palma (“The Untouchables” 1987), Pedro Almodovar (“Tie Me Up! Tie Me Down!” në 1989), Franco Zeffirelli (“Hamleti” në 1990), Wolfgang Petersen (“In the Line of Fire” 1993), Mike Nichols (“Wolf” në1994) dhe Warren Beatty (“Bulworth” në 1998).
Enio Morikone lindi në 10 nëntor 1928, në një zonë të Qytetit të Përjetshëm. Babai i tij, Mario, ishte një trumbetist, ndaj edhe trumpeta ishte instrumenti i parë që luajti djaloshi. Ai filloi të shkruante muzikë që në moshën 6-vjeçare.
Kur ishte rreth 8 vjeç, Morikone u takua fillimisht me Sergio Leone në shkollën fillore (ribashkimi do të ndodhte pas më shumë se dy dekada). Frekuentoi Konservatorin “Santa Cecilia”, ku studioi nën kujdesin e Goffredo Petrassi, një kompozitor i madh italian./Konica.al
Morikone kompozoi muzikë për dramat në radio dhe luajti në një orkestër të specializuar në muzikë për filma. “Shumica e këtyre rezultateve ishin shumë të shëmtuara dhe besoja se mund të bëja më mirë”, – shprehet ai në një intervistë në 2001. “Pas luftës, industria e filmit ishte mjaft e fortë këtu në Itali … por këto filma të rinj realistë nuk kishin muzikë të shkëlqyeshme. Më duheshin para dhe mendova se do të ishte mirë të shkruanim orkestrime filmike”.
Morikone ka punuar me Mario Lanza, Paul Anka, Charles Aznavour, Chet Baker, etj. si aranzhues në studio në RCA, si dhe me regjisorin Luciano Salce në një numër shfaqjesh. Kur, Salce i nevojitej një kompozitor për filmin e tij të 1961 “Il Federale”, ai punësoi Morikonen. Rreth një duzinë filmash të tjerë pasuan dhe Leone, duke bërë filmin e tij të parë western, e bëri Morikonen të punojë në “Për një grusht dollarë”.
“Gradualisht me kalimin e kohës, ai si regjisor dhe unë si kompozitor, u përmirësuam dhe arritëm më të mirën, për mendimin tim, në filmin “Na ishte një herë Amerika”, – është shprehur, Morikone./Konica.al