MENU
klinika

Carabao Cup

Dopietë e Diogo Jota, Liverpool kalon në finale

20.01.2022 - 23:41

Liverpool është finalisti i dytë i Carabao Cup (Kupa e Ligës), pasi mposhti 2-0 Arsenal në Londër në ndeshjen e kthimit (ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola. Në finale Liverpool do të ndeshet me Chelsea.

Të kuqtë iu falën dopietës së Diogo Jota, i cili shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Në të parën portugezi shënoi në minutën e 19-të pas një pasimi të Alexander-Arnold. Kaq mjaftoi për këtë fraksion.

Në të dytën Jota shënoi edhe të dytin personal dhe të dytin për ekipin në minutën e 79-të. Kësaj here merita ishte totalisht e portugezit. Në 90’ Arsenal mbetet me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të Partey. Tri ndeshje radhaz, 3 kartonë të kuq për Arsenal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN