MENU
klinika

Trajneri i ri

Dritan Mehmeti kryen stërvitjen e parë me Partizanin

03.01.2022 - 15:49

Me fillimin e vitit të ri 2022 Partizani ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias.

Mehmeti ka drejtuar edhe ekipin dinamovit, ndërsa kulmi I karrierës së tij është ngjitja e Korabit nga Kategoria e Parë në Superligë. Tashmë para është një detyrë shumë e vështirë, pasi Partizani ka ambicie të mëdha. Nëse arrin ta fusë në kupat e Evropës, do të ishte sukses i madh.