MENU
klinika

Ligji i Sponsorizimit në sport

Duka takohet me Kushin: Nuk ka më bojkot për kërkesat tona

11.01.2022 - 14:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për mediat pas takimit që pati me klubet dhe ministren e Arsimit dhe të Sportit, Evis Kushi për Ligjin e Sponsorizimit në sport.

Duka theksoi se ministrja Kushi e priti shumë mirë propozimin e FSHF-së dhe se e falënderon për marrëdhëniet e mira që ka me qeverinë e futbollit shqiptar:

“Sot patëm një takim me Ministren e Sportit, Evis Kushi. Kërkuan nga neve për të riaktivizuar atë iniciativë të lënë më shumë se një viti më parë për Ligjin e Sponsorizimeve.

Ministrja e priti shumë mirë propozimin tonë do ta ndjekim bashkarisht që të kemi një Ligj të Sponsorizimeve në vitin 2022. Ne kemi të njëjtin propozim, e rëndësishme është që të ketë një Ligj të Sponsorizimit.

Të ketë një Ligj të Sponsorizimit që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm në futboll, por në të gjithë sportet e tjera.

Sporti nuk është thjesht një garë apo kampionat, sporti është një edukim, një nivel jetese për fëmijët tanë. Dua të falënderoj ministren Kushi për marrëdhëniet e mira FSHF-në dhe për një lloj ndryshimi të qasjes së saj për zhvillimin e sportit. Kam shumë besim që do ta vazhdojmë përpara.

Kemi ndryshuar taktikën me bojkot, tani po provojmë një taktikë tjetër. Në mbledhje që kemi pasur përpara Vitit të Ri me Ligën Profesioniste kemi vendosur që një përfaqësi e klubeve dhe e FSHF-së ta iniciojë këtë me ministren e Arsimit dhe të Sportit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak