MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

E kërkojnë disa klube, Roma vendos për Kumbullën

18.01.2022 - 15:17

Marash Kumbulla është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve në Serie A. Situata e vështirë që po kalonte qendërmbrojtësi kuqezi, duke mos gjetur hapësira në formacionin e Romës, bëri që për Kumbullën të interesoheshin shumë klube.

Nga Torino tek Fiorentina, ndërsa së fundmi në skenë doli dhe Napoli. Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Romës kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë që vjen në drejtim të Kumbullës, duke e konsideruar të pashitshëm.

Drejtuesit kanë besuar gjithnjë te Kumbulla ndërsa së fundmi është bindur edhe Mourinho, duke i kërkuar ndjesë publike pas ndeshjes me Cagliarin. Vetë lojtari në asnjë moment nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar, por me qetësi dhe përulësi ka punuar shumë për të fituar një fanellë titullari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN