MENU
klinika

NBA

Giannis me 43 pikë e 12 rebound, por Bucks humbin

09.01.2022 - 14:55

Giannis Antetokounmpo realizoi 43 pikë e 12 rebound për skuadrën e Milëaukee, por që nuk mjaftuan për të fituar. Bucks u mundën 114 106 nga Charlotte Hornets për të cilën u dallua Rozier me 28 pikë.

Humbet edhe Phoenix Suns, që u ndal 123-100 në fushën e tij nga Miami. Hero me 33 pikë ishte lider në parket për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Booker për vendasit.

Zhgënjen edhe skuadra e Utah Jazz, që u mund 125-113 nga Indiana Pacers. Mitchell realizoi 33 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë. Për Indiana u dallua Sabonis me 42 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN