MENU
klinika

Për kë votoni?

Goli më i bukur i 2021, FIFA zbulon 3 finalistët

04.01.2022 - 18:54

Janë shpallur 3 finalistët e FIFA Puskas Aëard, e thënë ndryshe 3 golat më të bukur të vitit. Ceremonia për dhënien e çmimit në mënyrë virtuale do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga zyra e FIFA-s në Zyrih 17 janarin e ardhshëm.

Ky çmim i jepet lojtarit që ka shënuar golin më të bukur të vitit që sapo është mbyllur, pavarësisht nga kompeticioni ku mund të jetë shënuar, nga seksi dhe kombësia e lojtarit.

Kush do të jetë pasardhësi i Son Heung-min? Ishin plot 11 gola në garë, kanë mbetur vetëm tre: Erik Lamela (ARG) – Arsenal-Tottenham (Premier League, 14 mars 2021)

Patrik Schick (CZE) – Republika Çeke-Skoci (EURO 2020, 14 qershor 2021)

Mehdi Taremi (IRN) – Chelsea-Porto (Champions League, 13 prill 2021)

Më 5 janar, FIFA do të lajmërojë tre të nominuarit për portierin më të mirë dhe portieren më të mirë. Më 6 janar do të lajmërohen tre finalistët për The Best FIFA Women’s Coach dhe The Best FIFA Men’s Coach. Në fund, më 7 janar, do të zbulohen tre finalistët për The Best FIFA Ëomen’s Player dhe The Best FIFA Men’s Player.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN