MENU
klinika

Nuk pranoi të vaksinohej

Granit Xhaka bëhet çështje, infektohet për herë të dytë

09.01.2022 - 22:05

Granit Xhaka është infektuar përsëri. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Arsenalit, duke konfirmuar infektimin për herë të dytë brenda pak muajsh të mesfushorit i cili mori famë të padëshiruar në Angli për faktin se nuk ishte i vaksinuar në fillimin e këtij sezoni.

Klubi i Arsenalit konfirmoi se ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të luante në FC Cup, pasi testi i fundit që u ishte bërë pjesëtarëve të ekipit, e kishte shfaqur atë pozitiv. Për 29-vjeçarin është hera e dytë, pas infektimit në muajin shtator, ku ai u desh të humbte sfidën kualifikuese të Botërorit ndaj Italisë.

Asokohe, futbollisti nuk ishte i vaksinuar dhe në Angli, por edhe në Zvicër, kjo u bë një çështje e madhe. Nuk dihet nëse Xhaka ka ndryshuar mendje dhe në të ardhmen do vaksinohet.