MENU
klinika

Trajneri i njohur

Ilir Daja nuk humb kohë, gjen ekip të ri

05.01.2022 - 14:40

Ilir Daja nuk humbet kohë dhe rifillon menjëherë të drejtojë një ekip pas largimit nga Partizani. Tashmë është zyrtare, ai është trajner i ri i skuadrës së Ballkanit në Kosovë.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Superligës së Kosovës me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Partizanit, Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.

𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë, ku drejtonte klubin e FK Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. 𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈! – shkruhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN