MENU
klinika

Kupa e Italisë

Inter barazon në 91’, ndaj Empolit shkon në shtesë

20.01.2022 - 00:00

Inter dhe Empoli do ta zgjidhin në shtesë se cili ekip do të shkojë më tej në Kupën e Italisë, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. Zikaltrit shënuan në pjesën e parë me Sanchez dhe u mbyll 1-0.

Nedim Bajrami, i futur në lojë në fillim e pjesë së dytë, shënoi golin e barazimit në minutën e 61-të në “San Siro”. I gjithë goli ishte kuqezi, pasi asistin e dha Kristjan Asllani, pjesëtari i ekipit kombëtar Shpresa. Vërtet paraqitje shumë e mirë e kuqezinjve. Bajrami bën edhe shqiponjës teksa festonte.

Por teksa po mbyllej ndeshja, është Ranocchia që barazoi shifrat në 91’ në 2-2. Për pasojë, do të luhen 30 minuta dhe nëse është nevojshme, mund të ketë edhe penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN