MENU
klinika

Superkupa e Italisë

Inter dhe Juventus ende pa fitues, e çojnë në shtesë

13.01.2022 - 00:00

Inter dhe Juventus do ta diskutojnë Superkupën në kohën shtesë, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1. Një ndeshje me rivalitet, e denjë mes fituesit të titullit dhe Kupës së Italisë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 25-të. Ka qenë McKennie që ka shënuar për bardhezinjtë. Mesfushori amerikan është harruar nga mbrojtja zikaltër dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.

Inter ka barazuar shumë shpejt kundër Juventus-it. Lautaro Martinez është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 35-të. Penalltia është fituar nga Dzeko, i cili ka pësuar një faull në zonën e rreptësisë nga De Sciglio. Në pjesën e dytë nuk pati gola, pavarësisht rasteve.