MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Interneti thotë se Kendall Jenner po bëhet nënë për herë të parë!

02.01.2022 - 13:35

Tashmë, nuk është një sekret që gratë e familjes Kardashian janë mjeshtre marketingu dhe shquhen për aftësitë e tyre për t’i mbajtur emrat e tyre të klikuar gjithmonë.

Emri më i përfolur tani, pas aludimeve të ndryshme në “Tik Tok” ka qenë ai i Kendall Jenner. Modelja e famshme dhe më e paguara në botë, flitet për një shtatzani të mundshme, sipas kësaj videoje të bërë virale në “Tik Tok”.

Personi në fjalë aludon se postimi i fundit i Kylie Jenner në llogarinë e saj në “Instagram” është thjesht një mënyrë për të shpërqëndruar ndjekësit nga shtatzania e motrës së saj, Kendall Jenner.

Flitet gjithashtu se ndoshta nuk kemi të bëjmë me një shtatzani të mirfilltë dhe natyrale, pasi Kendall ka nevojë të fokusohet te karrjera e saj dhe te marketingu i kompanive dhe bizneseve që zotëron. Ndaj, ndryshime në trupin e saj, nuk do të ishin të leverdisshme për të nga ana profesionale.

Për këtë arsye, flitet se Kendall Jenner po kalon një shtatzani nëpërmjet një nëne tjetër.

Rikujtojmë se nuk është hera e parë që modelja përfshihet në thashetheme të tilla, lidhur me një shtatzani të mundshme. Kjo ka ndodhur për shkak të një deklarate nga vetë ajo që u keqkuptua si një lajmërim për ardhjen e një bebushi.

“Jam e vetmja në familje që nuk kam fëmijë. Gjatë karantinës ti mërzitesh dhe fillon e mendon shumë gjëra. Pastaj shikoj True dhe North që luajnë së bashku dhe filloj të dua shumë të kem fëmijë, sa më shpejt! “

Pasi është kujdesur disa herë për True, Chicago dhe Psalm, Kendall është shprehur se ato e bëjnë të ndihen mirë me idenë e të paturit fëmijë në të ardhmen, por jo pikërisht në këtë moment.

Kështu, mamaja e saj, Kris Jenner ka bërë një twit ku shkruan: “Ti mund t’ja dalësh! 🍼“, dhe të gjithë kanë menduar që bëhet fjalë për një lajmërim shtatzanije.