MENU
klinika

Roma kërkon mesfushorin shqiptar

Jose Mourinho insiston për Granit Xhakën

21.01.2022 - 19:15

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Granit Xhaka. Trajneri portugez e donte në Romë futbollistin kosovar edhe verën e kaluar. Tani “Special One” synon të nisë një tjetër ofansive për mesfushorin e Arsenalit.

Edhe pse e ka vazhduar kontratën me “Gunners” deri në vitin 2024, Xhaka mund të largohet nga “Emirates Stadium”. 29 vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Ai është kritikuar, sidomos pas kartonit të kuq që mori në Kupën e Ligës kundër Lverpool. Ndërkohë, Mourinho do të mundohet ta sjell atë në kryeqytetin italian për t’i besuar një rol të rëndësishëm në ekip.

Mbetet të shihet nëse ekziston vullneti i lojtarit për të lëvizur dhe i klubit anglez për ta shitur atë. Xhaka është transferuar tek Arsenal në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kërkojnë ekipet "big" në Serie A

“Ankandi” vetëm në verë për Nedim Bajramin