MENU
klinika

Kupa e Italisë dhe Gjermanisë

Juve kalon në çerekfinale, eliminohet Dortmund

18.01.2022 - 23:56

Pas Lazios që fitoi sot në shtesë ndaj Udineses, Juventus është çerekfinalisti i radhës në Kupën e Italisë, teksa bindi plotësisht, duke mundur 4-1 Sampdorian. Bardhezinjtë do të ndeshen me fituesin e duelit Sassuolo-Cagliari.

Juventus e mbylli pjesën e parë 1-0 me një gol të Cuadrados, ndërsa pa t’i anulohej edhe një gol i Maratas. Në pjesën e dytë, Rugani coi shifrat në 2-0 në 52’. Conti ngushtoi për miqtë në 63’, por vetëm kaq.

Dybala, i sapohyrë në fushë, shënon golin e tretë në 67’. Por nuk mbaron këtu, Morata do të linte shenjën e tij në 77’ me penallti, duke vulosur shifrat në 4-1. Një fitore bindëse më në fund për Juventus.

Rezultat i bujshëm në Gjermani. St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borussia Dortmund nga Kupa. Ndeshja e vlefshme për 1/8-at në Millerntor-Stadion është mbyllur 2-1 në favor të vendasve.

Amenyido ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 4-t dhe autogoli i Ëitsel (40′) ka dyfishuar avantazhin e St Pauli-t. Haaland ka ngushtuar diferencat në minutën e 58-të me një penallti, por verdhezinjtë nuk kanë arritur të shmangin eliminimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN