MENU
klinika

Serie A, Java 22

Juventus bën “detyrën”, Champions më afër

15.01.2022 - 23:46

Juventus nuk ka falur në shtëpi dhe është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-0 Udinesen dhe afruar shumë me zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm. Një fitore me shumë vlera.

Juventus zhbllokoi ndeshjen falë një goli të realizuar nga sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, në minutën e 19. Bardhezinjtë e trajnerit Allegri e kanë dominuar sfidën në këto 20 minuta të para dhe e kanë merituar avantazhin.

Në pjesën e dytë ishte McKennie ai që në minutën e 79-të I dha qetësinë trajnerit Allegri dhe ekipit, me golin e dytë. Më pas bardhezinjtë administruan shumë mirë rezultatin. Me ketë fitore, Juventus barazon Atalantën e vendit të katërt, por bergamaskët kanë një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN