MENU
klinika

Pas instervistës së belgut

Katër lojtarë të Chelsea kundër Lukakut

03.01.2022 - 18:23

Katër futbollistë të Chelseat kanë ngritur zërin kundër bashkëlojtarit të tyre, Romelu Lukaku, pas një interviste të sulmuesit belg që shkaktoi trazirë në “Stamford Bridge”.

Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpool në Premier League pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më pare, por që u transmetua të enjten.

Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon. Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer tek Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea i pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

Gazeta britanike The Athletic raporton se Jorginho, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Antonio Rudiger janë në mesin e një grupi të vogël lojtarësh që janë takuar me Tuchel për të shprehur pakënaqësinë e tyre deklaratat e Lukakut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN