MENU
klinika

Merkato

Barcelona me 95% merr sulmuesin e ri pas Superkupës

03.01.2022 - 14:28

Lajme të mira për Barcelonën në ditët e para të janarit. Pas fitores së mbrëmshme,  Alvaro Morata do të bëhet lojtar i ri i Barcelonës këtë javë. Janë të sigurt për këtë në Spanjë, veçanërisht si një nga dy të përditshmet kryesore sportive iberike.

Sipas gazetës “As”, e cila citon burim “shumë afër” operacionit, marrëveshja do të mbyllej në 95 për qind dhe do të kishte vetëm “detaje të parëndësishme” për të veshur numrin 9 të Juventusit në Blaugrana.

Mungon vetëm nënshkrimi, garanton “As”: Barcelona do të kishte gjetur një mirëkuptim total si me Juven ashtu edhe me Atletico Madridin. Në mënyrë të veçantë, një opsion blerjeje në të ardhmen do të ishte rënë dakord me Colchoneros.

Me Barcelonën, Morata do të nënshkruante një kontratë 18-mujore dhe prezantimi do të kishte tashmë një datë: të mërkurën, pas ndeshjes së Kupës kundër Linares. Kështu Morata do të ishte tashmë në dispozicion të Xavi për Superkupën kundër Realit më 12 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN