MENU
klinika

La Liga, Java 20

Mjafton një gol, Barcelona 1 pikë larg Champions

03.01.2022 - 00:00

Pavarësisht oshilacioneve, Barcelona tani është vetëm 1 pikë larg zonës Champions në La Liga, pas fitores 0-1 në transfertë në Mallorca. Tri pikë me vlerë për katalanasit në këtë start të vitit 2022.

Luuk de Jong më në fund ka shënuar gol te Barcelona dhe e ka bërë në një sfidë delikate në Mallorca për ekipin e Barcelona-s. Lojtari nuk është në planet e trajnerit Xavi, megjithatë dha kontributin e tij

I pafat holandezi i ardhur nga Sevilla gjatë verës kur një biçikletë brenda zone (hedhje spektakolare dhe koordinim) i mohoi atë që do të ishte goli i vitit edhe pse jemi ende me 2 janar…

Pjesa e dytë ishte totalisht e hapur, me miqtë që më shumë qarkulluan topin se sa u përpoqën të vrisnin ndeshjen me golin e dytë. Por as vendasit nuk është se bënë shumë për të merituar një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN