MENU
klinika

NBA

Lakers bëjnë dy fitore radhazi, Curry vendos rekord tjetër

03.01.2022 - 13:59

Fitorja e dytë radhazi në NBA për skuadrën e Los Angeles Lakers, që mundi 108-103 Minnesota. LeBron James me 26 pikë, Monk me 22 dhe Westbrook me 20 ishin më të mirët në fushë për ekipin kalifornian në garë për një vend në play off në Perëndim.

Vijon paraqitja e mirë e Phoenix, që ndan kreun me Golden State. Skuadra e Suns fitoi sot 133-99 në fushën e Charlotte, ndeshje ku u dallua Booker me 24 pikë. Pas kohës shtesë fitoi edhe Boston Celtics, që mposhti 116-111 Orlando Magic, sfidë ku diferencën e bëri Broën, me 50 pikë e 11 rebound.

Stephen Curry, basketbollisti i Golden State Warriors, vendosi një tjetër rekord historik në NBA. Ai është lojtari i vetëm që ka realizuar të paktën një trepikësh në 158 ndeshje radhazi në NBA.

Askush më parë nuk e ka realizuar këtë gjë, çka tregon për aftësinë e tij në gjuajtjet nga distanca. Pak ditë më parë ai vendosi rekordin e 3000 gjuajtjeve të sakta nga distanca, duke qenë lojtari me më shumë trepikësha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN