MENU
klinika

Premier League, Java 22

Liverpool bind, nuk dorëzohet për titullin kampion

16.01.2022 - 17:56

Edhe pse me shumë mungesa, Liverpool ka bindur sot në ndeshjen në shtëpi përballë Brentford, duke fituar 3-0. Tri pikë me shumë vlera, që mbajnë ekipin e kuq në garë për titull.

Tri ndeshje dhe tre gola. Te Liverpool, mungesa e Momo Salah dhe Sadio Mane duket se janë harruar disi, sepse në fushë është një mesfushor shkatërrues që është bërë golashënues…

Flasim për Fabinho që edhe sot ka shënuar. Janë 3 gola në 3 ndeshje për brazilianin, ndërsa ndaj Brentfdord, skuadra e Klopp kompletoi fitoren me Chamberlain dhe Minamino.

Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe në vend të dytë, 11 pikë larg nga Manchester City. Skuadra e Klopp ka edhe një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN