MENU
klinika

Premier League, Java 23

Liverpool nuk ndalet, presion Cityt për kreun

23.01.2022 - 17:59

Pas ndaljes një ditë më parë të Cityt, Liverpool ka përfituar duke ngushtuar diferencën me kreut pas fitores 3-1 në fushën e Crystal Palace. Duke pasur edhe një ndeshje më pak, të kuqtë besojnë ende të titulli.

Skuadra e Jurgen Kloop e zgjidhi shumë shpejt sfidën në “Selhurst Park”, ku që në minutën e 8-të e gjeti golin van Dijk, për të ardhur më pas te minuta e 32-të, kur OxladeChamberlain thelloi epërsinë e miqve.

Edouard rihapi takimin në të 55-n, me golin e 1-2, por një minutë para përfundimin të kohës së rregullt Fabinho vulosi suksesin 1-3 të Liverpool. Tjetër rezultat i pakënaqshëm për Arsenalin, që pas humbjes me Manchester City-t, ngeci 0-0 në “Emirates” përballë Burnley-t. Leicester-Brighton përfundoi 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN