MENU
klinika

Miti i Dedalos dhe Ikarit

Me krahët e pafundësisë… së ambicies!

31.01.2022 - 22:22

        Miti i Ikarit dhe Dedalos është një nga më të bukurit në mitologjinë greke, që na tregon në mënyrë alegorike për fuqinë e zgjuarsisë, por edhe për kurthet e ngritura nga zilia dhe ambicia. Miti i Dedalosit tregon se ishte një nga mjeshtrit më të aftë në Greqi, aq sa fama e tij kishte kapërcyer kufijtë. Ishte kryesisht një mjeshtër i vërtetë i arkitekturës dhe skulpturës. Kryente edhe punime në dru, me cilësi të jashtëzakonshme. Arti i tij vlerësohej nga mbretërit dhe perënditë. Megjithatë, Talo, një nga dishepujt, si dhe nipi i tij, kishte shpikur një mjet: sharrën. Shpikja e këtij të fundit ishte jashtëzakonisht e dobishme, motiv për të ngjallur admirimin e gjithkujt asokohe. Talo u shpreh se e kishte ndërtuar instrumentin e frymëzuar nga dhëmbët e gjarprinjve./Konica.al

Dedalo e pa me zili suksesin e papritur të atij që deri atëherë kishte qenë vartës i tij, në atë pikë sa mendoi ta hiqte qafe. Nuk e pranonte dot që kishte dikë më të zgjuar se ai. Për këtë arsye, e thirri Talon në majë të Akropolit dhe e hodhi prej andej. Talo ndërroi jetë aty për aty. Miti i Dedalos tregon se artisti nuk mund ta fshihte krimin e kryer, pasi gjithçka u bë e ditur dhe gjykata e qytetit u mblodh të jepte një dënim. Vendosën ta dëbonin dhe kështu u detyrua të largohej nga Greqia. Pas shumë bredhjeve, u strehua në ishullin e Kretës, ku sundonte mbreti Minos. Sovrani e njihte prestigjin e madh që gëzonte Dedalos, si rrjedhojë nuk hezitoi ta mirëpriste në mbretërinë e tij, duke përfituar nga prania e tij për të porositur vepra të rëndësishme skulpture. Për shembull, ai i besoi ndërtimin e një statuje gjigante prej bronzi, e njëjta që do të shndërrohej në simbolin e mbrojtjes së qytetit. Asokohe, një bishë e tmerrshme endej në Kretë: Minotauri. Kjo qenie, gjysmë njeri e gjysmë dem, ngjalli frikë te banorët e ishullit, megjithëse kishte edhe një mori besimtarësh. Sipas mitit të Ikaros dhe Dedalos, Minos mendonte se zgjidhja më e mirë ishte mbyllja e krijesës që të mos shkaktonte kaos. Për përmbushjen e këtij misioni ngarkoi Dedalosin.

Minotauri ishte ndëshkimi i Posedonit kundër Minos, i cili e kishte ofenduar. Ai kishte bërë që mbretëresha Pasifa të binte në dashuri me një dem dhe ajo më vonë do të lindte hibridin.

Për të hequr qafe Minotaurin, Dedalos sajoi një labirint kompleks, një vend me shumë korridore, nga i cili ishte praktikisht e pamundur të arratiseshe. Duke iu bindur urdhrave të Minos, ai e ndërtoi dhe, më pas, duke përdorur marifete të ndryshme, arriti ta fuste brenda Minotaurin. Të vetmit që dinin rrugëdaljen ishin Dedalos dhe Ariana, vajza e mbretit. Miti i Dedalit tregon se Tezeu, një hero legjendar, mbërriti në Kretë me misionin për të vrarë Minotaurin. Ariana, vajza e mbretit, e ndihmoi të hynte në labirint dhe më pas të dilte. Incidenti nuk u prit mirë nga mbreti Minos, sepse tregoi se vendi nuk ishte aq i sigurt sa kishte pretenduar Dedalos, kështu që vendosi ta ndëshkonte arkitektin duke e mbyllur në labirintin e tij. Dënimi ra jo vetëm mbi Dedalosin, por edhe mbi djalin e tij, Ikaro, atëherë shumë i ri. Të dy u dënuan të jetonin në labirint, megjithatë arkitekti i zgjuar nuk donte t’i dorëzohej atij fati, kështu që përdori një inteligjencën për të dalë. Dedalos i bëri disa kërkesa mbretit dhe në këmbim do t’i përulej vullnetit të tij, duke i premtuar se donte të kryente vepra për të nderuar Minos dhe të gjithë e besuan. I sollën pendë dhe dyllë./Konica.al/ Me ta Dedalosi ndërtoi krahë për veten dhe për djalin, Ikarin. E vetmja mënyrë për t’u arratisur nga labirinti ishte të fluturonin. Me shumë durim, ai modeloi krahët dhe, kur ishin gati, paralajmëroi Ikarin të mos fluturonte shumë ulët, sepse krahët mund të preknin detin dhe do lageshin. Po ashtu, nuk mund të fluturonte shumë afër diellit, sepse duke qenë prej dylli, ato do të shkriheshin. Së fundmi, e porositi që të mos ndalonte kurrë së lëvizuri krahët gjatë fluturimit.

Ikari dhe Dadalos fluturuan nga labirinti dhe përjetuan një ndjesi të mrekullueshme, aq sa Ikarin e pushtoi dëshira për të parë gjithçka rreth tij. Kështu që vendosi të fluturonte më lart, duke harruar paralajmërimin e të atit. Mirëpo, iu afrua shumë diellit, i shkrinë krahët dhe ra në det e vdiq. Dedalos fluturoi në Siçili, ku jetoi i mbrojtur deri në vdekje, por jo përpara se të varroste djalin në një ishull të vogël, që më vonë do të quhej Ikaria.

Ka shumë kuptime të këtij miti të shkurtër, por intensiv.

Së pari, është evidente nga rënia katastrofike e Ikarit, e cila përfaqëson ambicien e tepruar dhe pasojat e saj të tmerrshme, por edhe kuriozitetin tipik të rinisë dhe mungesën e kontrollit të impulsit. Dy metodat e treguara në mit, për të hyrë dhe dalë nga labirinti, përfaqësojnë dy mënyrat klasike të ecurisë në shkencat e kohës. Shkenca të pastra, që përdorin arsyen për të gërmuar në mistere të pazgjidhura si Filli i Tezeut dhe Arianës ose ndërtojnë krahë, për ta parë problemin në mënyrë holistike, siç bën filozofia./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”