MENU
klinika

Serie A, Java 22

Mjafton një penallti, Roma rikthehet te fitorja

16.01.2022 - 21:01

Pas një barazimi dhe dy humbjeve, Romas është rikthyer te fitorja, duke mundur në shtëpi 1-0 ekipin e Cagliarit. Tri pikë me shumë vlerë që ngjit verdhekuqtë në vendin e gjashtë, por ende larg zonës Champions.

Ka mjaftuar një gol me penallti i dhënë nga sistemi VAR, ku nga pika e bardhë në minutën e 33-të shënoi Oliveira. Në fund miqtë patën një shans të artë për barazim, teksa goditën edhe traversën.

Pak frymëmarrje edhe për trajnerin Jose Mourinho, i cili ende nuk është vënë në presion nga drejtuesit. Marash Kumbulla luajti sot titullar për 90 minuta, duke treguar paraqitje të mirë.