MENU
klinika

Vendimet e Disiplinës

Ngjarjet në derbi, Partizani dhe Tirana ia hedhin paq me 1 mln gjobë

11.01.2022 - 16:57

Derbi i dytë sezonal ndërmjet Partizanit dhe Tiranës solli kaos dhe sjellje aspak të hijshme në stadiumin “Air Albania”. Sfida u ndërpre tre herë për shkak të hedhjeve të tymuesve në fushë, por ajo që ishte më e rëndë ishte fundi i sfidës, ku dy tifozeritë u futën në fushë dhe për pak shkaktoi një sherr masiv.

U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur konfrontimin. Gjithashtu pati dhe shumë stola të thyer, por këtë herë FSHF vendosi të mos ndëshkojë rëndë protagonistët, për këtë fillim viti e ka kaluar thjeshtë me gjobë:

VENDIMET

1.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3.Zyrtari i Besëlidhja, Gjok Noka, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4.Lojtari i Maliqi, Abbey Agbodzie, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i FC Kinostudio U-17, Egin Bajraktari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Rrëzimin e kërkesës së Manchester Junited 5×5, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.