MENU
klinika

NBA

Pretendentët tregojnë forcën, Bulls rimarrin kreun

20.01.2022 - 13:39

Ekipet pretendente në NBA rikthehen edhe njëherë te fitoret sidomos ata kryesuese. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes u ngjit Chicago Bulls, që mundi 117-104 Cleveland Cavaliers, me DeRozan më të mirin në parket, autor i 30 pikëve. Bulls rikthehen te suksesi pas katër humbjeve radhazi.

Ndërsa Miami Heat merr vendin e dytë, teksa fitoi 104-92 ndaj Portland Blazers. Martin realizoi 26 pikë për skuadrën nga Florida, më i miri në këtë ndeshje.

Kampionët e Milwaukee Bucks nuk gabojnë sërish, duke mposhtur një nga skuadrat më në formë, Memphis Grizzlies. Ndeshje magjike e llit të NBA, Antetokounmpo, me 33 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e 14 asiste të Morant për miqtë.

Në sekondën e fundit fitoi ekipi i Brooklyn Nets, që mundi 119-118 Washington Wizards jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Irving, autor i 30 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN