MENU
klinika

Ligue 1, Java 21

PSG rikthehet te suksesi edhe pa Messin e Neymar

16.01.2022 - 00:00

Edhe pse pa Messin dhe Neymar, PSG është rikthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi, duke fituar 2-0 në shtëpi kundër Brest. Një fitore që shkëput parizienët në krye të Ligue 1.

Të besuarve e Mauricio Pochettinos u ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë loje. Të në parë, pikërisht në 32’, zhbllokon sfidën Mbappe, i cili duket se tani po mendon rinovimin e jo largimin.

Në të dytën ishte Kehrer që në 53’ dyfishoi shifrat. Kaq mjaftoi për vendasit, që u kursyen më pas, edhe pse Icardi dhe Di Maria patën raste për të trefishuar. Titulli duket në “kasafortë” për PSG, që më shumë do të do të fokusohet në Champions.