MENU
klinika

Formula 1

Schumacher mbush 53 vjeç, Todt: Mbetesh frymëzim!

03.01.2022 - 17:53

Më 3 janar është ditëlindja e pilotit gjerman Michael Schumacher, që feston 53-vjetorin. Prej 8 vitesh ai është në fazë rikuperimi pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel (Francë) kur po bënte ski.

Jean Todt, një nga njerëzit më të afërt të Michael, që së bashku shkruan historinë e ferrarit dhe Formula 1, i ka dërguar një mesazh:

“Gëzuar ditëlindjen Michael. Në këtë ditë të veçantë për ty festojmë për një nga legjendat e Formula 1 dhe për një mik të ngushtë. Ti vijon ende të jesh një frymëzim për të gjithë ne. të shpreh gjithë dashurinë time në këtë ditë”.