Fotografia që daton në maj të vitit 1933, bashko një grup mësuesish dhe nxënësesh të shkollës “Normale Femërore”, çelur në Korçë prej vitit 1920, me profil pedagogjik.
Pas vitit 1933, me reformën arsimore kjo shkollë u shndërrua në shkollën “Qytetëse Femërore”, e profilizuar si shkollë profesionale për femra.
Sipas të dhënave, kjo shkollë ka qenë në afërsi të Postës së vjetër të qytetit, prapa Hotel-Turizmit të Korçës.
Në vitin shkollor 1936-1937, shkolla kishte 4 klasa, me nga 2 paralele secila. Klasa e parë me 52 nxënës, e dyta po me 52 nxënës, e treta me 47 dhe e katërta, me 38 nxënës. Po ashtu kishte edhe nxënëse (vajza) nga fshatrat përreth Korçës.
Programi mësimor përfshinte lëndë të karakterit të përgjithshëm si: gjuhë shqip, matematikë, histori, gjeografi, frëngjisht, italisht, kimi, fizikë, histori natyre, mësim civil e moral, higjenë, muzikë. Kishte edhe mësime special për vajzat, si: ekonomi shtëpiake, teori dhe praktike kulinare, punë dore, gërshërë, qëndisje, përgatitje gjellësh, edukatë fizike.
Personeli, përbëhej nga drejtori Salih Çaushi, me një përvojë pune mbi 25-vjeçare, si dhe nga mësueset Fotini Papajani në gjuhë; Niko Stralla ka debutuar në këtë shkollë në dy vite shkollore 1931-1933, si mësues i historisë, gjeografisë dhe frëngjishtes. Eftimia Kristo, gjeografi, histori, mësime civile e morale; Tefta Naçi, ekonomi shtëpiake; Katina Jassi, matematike, frëngjisht; Anthusa Osmanlli, eduatë fizike, histori natyre; Emili Dishnica, italisht; Andromaqi Zengo, vizatim, bukurshkrim; Sotir Kozmo, muzikë; Helidhona Falli, mësim gërshëre; Dilbere Baçi, qëndisje, gërshërë.