MENU
klinika

Pronarët e Inter në krizë

Suning humb ndaj Premier League, gjykata vendos për 200 mln €

11.01.2022 - 18:15

Premier League ka fituar çështjen gjyqësore me PPTV, platforma streaming që kishte të drejtat televizive të kampionatit anglez në Kinë. Shtypi britanik ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka dalë kundër PPTV, në pronësi të Suning (kompania që zotëron edhe Inter-in).

Për këtë e ka dënuar që të paguajë një shifër të përafërt me 200 milionë euro. PPTV nuk ka arritur të paguajë dy këstet e marrëveshjes së arritur në 2020-ën, në momentin e ndalesës së Premier League për shkak të pandemisë Coronavirus.

Marrëveshja e PPTV për të drejtat ekskluzive të Premier League në Kinë, që ndërkohë është prishur, duhej të zgjaste nga sezoni 2019-20 në sezonin 2021-22 dhe kishte një vlerë mbi 700 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN