MENU
klinika

Tenis

Surprizat e para në Australian Open

20.01.2022 - 13:48

Surpriza në ditën e tretë të grand slam të Australian Open, teksa janë luajtur sfidat e radhës së raundit të dytë për meshkuj dhe femrat. Te meshkujt, numri 4 në botë, greku Stefanos Tsitsipas, fitoi 3-1 ndaj argjentinasit Sebastian Bez (7-6, 6-7, 6-3, 6-4).

Më tej avancon edhe tenisti rus Andrey Rublev (numri 5 në botë), që eliminoi bjellorusin Ricardas Berankis. Në ndeshjet e tjera, spikatin fitoret e amerikanit Taylor Fritz, australianit Alex De Minaur, britanikut Danil Evans, spanjollëve Roberto Bautista Agut e Pablo Andujar si dhe kroatit Marin Cilic.

FEMRA – Ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga rivalja franceze Alise Cornet. Vuan disi, por në fund ia del mbanë të avancojë në raundin e tretë numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka.

Ajo fitoi 2-1 (1-6, 6-4, 6-2) ndaj kinezes Xinyu Wang. Surprizë edhe eliminimi i numrit 6 në botë, estonezes Anett Kontaveit, e cila u mund 2-0 (6-2, 6-4) nga danezja Clara Tauson.

Në raundin e tretë avancojnë polakja Iga Swiatek (numri 7 në botë), rusja Anastasia Pavluychenkova (numri 10 në botë), rumunia Sorana Cirstea e rusja Daria Kasatkina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN