MENU
klinika

Tenis

Telashe të tjera për Djokovic, në dyshim prania në Australian Open

05.01.2022 - 20:33

Qeveria e Shtetit të Victoryas në Australi refuzoi një aplikim të Doganës Australiane për vizë natën vonë nga tenisti nr.1 në botë, Novak Djokovic, disa orë përpara se avioni i tij të ulej në Melbourne.

Ekipi i Serbisë thuhet se ka paraqitur llojin e gabuar të vizës. Zyrtarët e kufirit tani kanë të drejtën për të lejuar ose jo “Nole” të hyjë në vend. Fluturimi i Djokovic, të cilit iu dha një përjashtim për të luajtur Australian Open të këtij muaji, u ul në Tullamarine rreth orës 23:30 me kohën lokale.

Ministrja e Përkohshme e Sporteve, Jaala Pulford, shkroi në Twitter vonë natën duke konfirmuar se qeveria e Victoryas nuk do të mbështeste aplikimin për vizë të Djokovic.

“Qeveria federale ka pyetur nëse do të mbështesim aplikimin për vizë të Novak Djokovic për të hyrë në Australi. Ne nuk do t’i ofrojmë atij mbështetje individuale për aplikimin për vizë për të marrë pjesë në Grand Slamin Australian Open 2022.”