MENU
klinika

Protestuesit debat me efektivët

Tensione tek Kuvendi para nisjes së seancës plenare

27.01.2022 - 11:04

Banorët e lagjes ‘5 maji’ dhe të zonës së Laprakës në kryeqytet janë mbledhur sot në një protestë para Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare.

Banorët kanë debatuar me efektivët e policisë të vendosur para Parlamentin duke i kërkuar të lejohen ta zhvillojnë protestën e tyre.

“Na lejoni të protestojmë!”, dëgjohen të thonë ata, teksa janë penguar nga policia të bllokojnë rrugën.

“Kush po i merr pronat tona? Transparence te projektit”, shkruhet ne disa nga pankaratat qe ata mbajne ne duar.

“Mos prek me dore, mos prekni me me dore”, i eshte drejtuar nje protestuese efektivit te policise.

Protestuesit kërkojnë të bëhet transparencë se ku do jetojnë, në cilat kate e pallate që do ndërtohen dhe që e gjitha të bëhet transparente e zyrtare thonë banorët që preken nga prishjet e ndërtesave në këto dy zona.