MENU
klinika

Kaosi me delegatët

Zgjedhjet në futboll, në Fier përsëritet rasti i Tiranës

27.01.2022 - 13:40

Zgjedhjet për kryetarin e Shoqatës Rajonale në Tiranë dhe numrin e delegatëve që shkojnë në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së u përfshinë nga debate të shumta, ku një pjesë e mirë e votuesve e braktisën. Ndërsa në Gjirokastër nuk pranuan fare.

E njëjta formulë u aplikua në Fier për të zgjedhur delegatët e tyre që do të marrin pjesë në Asamblenë e 2 marsit. Në këtë zgjedhje ishte vetëm një kandidat, ai i FSHF-së, pasi Elidon Demiraj nuk u lejua që të garonte.

Anëtarët ligjorë të kësaj shoqate janë shprehur se nuk i njohin këto zgjedhje, pasi janë ata të cilët kanë të drejtë vote dhe për këtë arsye, duke qenë përpara një fakti të ndryshuar, kanë vendosur të mos njohin asgjë vendim të marrë këtë të enjte nga Shoqata Rajonale Fier.