MENU
klinika

Champions League

Bayern shmang humbjen në minutën e fundit

16.02.2022 - 23:51

Bayern Munchen ka shmangur humbjen në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke barazuar 1-1 me austriakët e Salzburg. Një ndeshje e jo e mirë e bavarezëve, gjithsesi, më kthim mund të korrigjojnë gjithcka.

Salzburg befasoi në minutën e 21-të Bayern me Adamu, që hyri si zëvendësues në minutën e 12-të kur u dëmtua Okafor. Rikuperim i madh i Camara-s që e hedh topin vertikalisht për Adeyemi. Zvicerani kërkon Aaronson në buzë të zones, por amerikani nuk kontrollon dhe topin mbërrin Adamu, i cili me godet dhe mposht Bayern.

Bayern shumë pak bëri në pjesën e parë për të barazuar. E dyta flet në favor të miqve gjermanë, por nuk rastet para porte ishin me “pikatore”, me një Leëandoëski në hije, por edhe me një portier vendas në superformë.

Bayer rrezikoi në dy momente të pësonte golin e dytë. Pikërisht ku u mendua se Salzburg fitoi, më i miri për bavarezët, Coman, ndëshkoi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Pas 4 minutave shtesë, përfundon 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sfidat me eliminim direkt në Champions

Mbappe kalon Messin dhe Cristiano Ronaldon