MENU
klinika

NBA

Bien Warriors e Bucks, Bulls rikthehen në krye

15.02.2022 - 10:58

Golden State në katër ndeshjet e fundit ka pësuar 3 humbje, duke u larguar edhe më shumë nga vendi i parë në Konferencën e Perëndimit, që mbahet nga Phoenix Suns.

Ishte Los Angeles Clippers që fitoi 119-104 ndaj Golden State, ndeshje ku diferencën e bëri Mann me 25 pikë. Për Warriors u dallua Stephen Curry me 33 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Lindje, Chicago Bulls, falë 40 pikëve të DeRozan, fitoi 120-109 ndaj San Antonio, duke iu bashkuar Miami në krye. Humbet skuadra kampione e Milwaukee Bucks, që në fushën e saj u mund 122- 107 nga Portland. Te Bucks u ndje shumë mungesa e Antetokounmpo.

Pas 11 humbjesh radhazi, Brooklyn Nets rikthehet te fitorja, duke mundur 109-85 Sacramento, duke qëndruar në vendin e tetë, i fundit që të çon në play off. Ndeshje e dominuar nga Nets, ku u dallua i sapoardhuri Seth Curry, autor i 23 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN