MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Broja nuk ndalet, vjen goli i radhës në Premier League

09.02.2022 - 23:34

Armando Broja nuk ndalet! Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Coventry por është rikuperuar në kohë rekord dhe vetëm me një ditë stërvitje, duke zbritur sot në fushë në stadiumin e Tottenham ndaj Antonio Conte.

Dhe, si për magji, pas autogolit të shokut të tij të ekipit, Bendarek, ka ardhur rrjeta e sulmuesit kuqezi, duke barazuar shifrat në 1-1. Për të është goli i gjashtë në Premier League.

Southampton synon që të sigurojë sa më parë pikët e mbijetesës, në mënyrë që të mos përfshihet në garën e ethshme të javëve të fundit. Broja vazhdon kështu me formën e tij fantastike, duke treguar që është një sulmues klasi dhe jo më kot ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN