MENU
klinika

Nuk rreshtin ofertat për sulmuesin shqiptar

Brojën e do trajneri me të cilin debutoi në Premier League

04.02.2022 - 12:59

Armando Broja do të përfundojë sezonin aktual me Southampton, por e ardhmja mbetet pezull, pavarësisht se Chelsea (klubi që e ka në pronësi) deklaon se nuk do të shitet në verë.

Shumë klube nga Premier League po kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar. Frank Lampard ka marrë drejtimin e Everton së fundmi, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Tekniku anglez kërkon të përforcojë sulmin në verë.

Nga Anglia raportohet se Lampard kërkon të bëjë tijin sulmuesin Armando Broja, autor i 5 golave me Southampton këtë sezon. “Shenjtorët” duan ta blejnë vetë sulmuesin e Shqipërisë, që e kanë marrë në huazim nga Chelsea.

Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me Chelsea. Tani e do me ngulm tek Everton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata e bomberit shqiptar

Chelsea merr vendimin final për Brojën


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak