MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 19

Bylis dhe Ezerni marshojnë në krye, bie Korabi

12.02.2022 - 16:44

Mbyllet dhe java e 19-të e Kategorisë së Parë, me dy ekipet kryesuese që nuk dhuruan surpriza dhe që “marshojnë” të qeta për në “Abissnet Superiore”.

Bylisi arrin të rikthehet te fitorja për të forcuar pozitat në vendin e parë, pasi mundi me rezultatin minimal Pogradecin në Ballsh. Ai që vendosi sfidën ishte Samba në minutën e 36’.

Në Cërrik, Turbina nuk mundi të përsëriste suksesin e javës së kaluar dhe u mund me Erzenin me rezultatin 0-2. Ndërkohë që Korabi nga ana tjetër, ngeci në sfidën me Beslidhjen në Lezhë.

REZULTATET

TËRBUNI 1-0 APOLONIA

Filipi 64′

MALIQI 2-1 SHKUMBINI

Rrezhda 32′ , 90’/ Nexha 45′

BYLIS 1-0 POGRADECI

Lionel 36′

BESËLIDHJA 2-0 KORABI

Danaj 15′ (p), 38′

BESA 3-1 BURRELI

Meçja 44′ , 83′, Hoxha57′ / Silva Zhunior 11′

BUTRINTI 2-1 LUSHNJA

Jaupaj 40′ , 84’/ Lajthia 27′

TOMORI 1-0 VORA

Spahiu 14′

TURBINA 0-2 ERZENI

Mehmeti 12′, I. Hidi 63′(p)