MENU
klinika

Serie A, Java 26

Çfarë hapi fals i Interit, surprizohet në shtëpi!

20.02.2022 - 21:01

Inter ka bërë një hap të madh të gabuar, që mund t’i kushtojë mbrojtjen e titullit kampion. Zikaltrit u mundën 0-2 nga Sassuolo brenda në “San Siro”.

Kaluan vetëm 8 minuta dhe Sassuolo kaloi menjëherë në epërsi në San Siro: Lopez i vjedh topin Calhanoglu dhe i shërben Raspadorit, i cili e mposht Handanovic duke ia futur topin mes këmbëve…

Por, spektakli i ekipit të Dionisit nuk mbaron me kaq, sepse 20 minuta më pas, vjen edhe goli i dytë i miqve. Krosim i Traores për Scamacca, i cili del pas Dimarco dhe godet me kokë. Topi godet shtyllën dhe shkon në rrjeten e portës se Handanovic.

Inter pati shumë minuta të dispozicion për ta barazuar të paktën ndeshjen. Arriti të gjente golin në kohën shtesë, por edhe ai anulua nga VAR. Si pasojë, mbyllet 0-2, një humbje që djeg shumë në këtë stacion të garës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN