MENU
klinika

Ia del në shtesë

Chelsea fiton për herë të parë Botërorin e Klubeve

12.02.2022 - 21:19

Chelsea triumfon për herë të parë në Botërorin e Klubeve, duke mposhtur 2-1 Palmerias në Abu Dhabi, teksa koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi në barazim 1-1.

Atë që nuk e bëri në vitin 2012, kur Corinthias i rrëmbeu trofeun, Chelsea e bëri në 2022, duke lënë firmën e vet edhe në këtë kompeticion, pavarësisht se ishte një sukses me vuajtje.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, Blutë e Londrës qarkulluan topin, por pak u shfaqën në portën e e ekipit brazilian. Në të dytën, Lukaku zhbllokoi shifrat në 55’ dhe u suk sikur gjithcka u zgjidh.

Palmerias reagoi dhe në 64’ barazoi me Veiga. Pavarësisht përpjekjeve, rezultati 1-1 do të mbetej në fuqi në përfundim të 90 minutave. Në shtesë, në 117’ Havertz shënon golin e triumfit. Në 126’, brazilianët mbesin me 10 lojtarë, ndeshja mbyllet këtu.