MENU
klinika

Tragjedia e sotme

Dalin pamjet e momentit fatal të lojtarit shqiptar

03.02.2022 - 00:26

Sot, për fatin e keq, një futbollist shqiptar në moshën 21-vjecare ndërroi jetë në Greqi, madje në fushën e lojës. Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, teksa ra pa ndjenja në minutën e parë të sfidës.

Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u sensibilizuan për t’i ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Mediat greke kanë arritur të publikojnë së fundmi, disa sekuenca nga moment tragjik i vdekjes së futbollistit shqiptar, teksa në fushë shikohet ambulance duke i ardhur në ndihmë shqiptarit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apollon Smyrnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN