MENU
klinika

Ra pa ndjenja në fushë

E trishtë, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar 21-vjeçar

02.02.2022 - 19:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi, teksa është ndarë nga jeta futbollisti Aleksandër Lambi, i cili luante në Greqi. Futbollisti 21-vjeçar shqiptar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës.

Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte. Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apollon Smyrnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e  Ilioupolis.

Klubi që e kishte në pronësi, Apollon Smyrnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi. Redaksia e “Konica.al” i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtoi Shqipërinë në vitet 2000

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares