MENU
klinika

Luajti edhe me Kombëtaren

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda e Skënderbeut

07.02.2021 - 11:26

Sporti shqiptar merr një tjetër lajm të trishtë, pasi u mësua se është ndarë nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri i Skënderbeut, Milutin Kërçiç. Ish-lojtari i njohur në vitet ’70-’80, u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Kërçic nuk arriti të fitotne këtë betejë duke u ndarë nga jeta pranë mesnatës së të shtunës, një lajm që ka trishtuar padyshim opinionin futbolldashës në Korçë e jo vetëm.

Ish-sulmuesi kishte qenë protagonist i Skënderbeut si një prej lojtarëve kryesorë lojtar dhe në ato vite kishte arritur edhe të bëhej pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke luajtur në eliminatoret e Europianit të vitit 1984.

Më pas, ai u kthye në trajnim, duke arritur të bëhej pjesë e Skënderbeut në vitet e suksesshme të dekadës së kaluar, si pjesë e stafit të Shpëtim Duros e Stanislav Levit, për të ngritur lart edhe trofeun e titullit kampion me korçarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN