MENU
klinika

LeBron James

“Do ta mbyll karrierën duke luajtur me djalin tim”

22.02.2022 - 12:26

Këtë verë, basketbolli i Lakers, LeBron James, do të jetë lojtar i lirë (free agent). Për këtë arsye, ai është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të rinovojë me Lakers ai do të zgjedhë skuadër tjetër.

Orët e fundit është përfolur për një rikthim te skuadra e Cleveland Cavaliers. Vetë “king James” nuk e mohon këtë gjë: “Nuk i kam mbyllur derën asnjë alternative për të ardhmen tim. Nuk e di ende se çfarë do të rezervojë e ardhmja ime”.

Gjithsesi, ëndrra e vërtetë për LeBron është të luajë me djalin e tij Broony, në vitin e tretë të gjimnazit. Në vitin 2024 ai mund të zgjidhet në “draft”, çka i jep mundësi të luajë në NBA.

E konfirmoj që vitin tim të fundit në karrierë do të luaj me djalin tim Broony. Ku? Nuk e di, kudo që të luajë ai. Do të bëj gjithçka poër të luajtur një sezon me të. Nuk bëhet më fjalë për parà”, u shpreh LeBron James

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak