MENU
klinika

Nisin rezervimet e para për sezonin veror

Evropa nis lehtësimin e masave kundër koronavirusit!

18.02.2022 - 11:52

Pranvera e këtij viti pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid. Pas gati dy vitesh, Evropa po shkon drejt heqjes graduale të kufizimeve, duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe fundin e pandemisë.

HEQJA E KUFIZIMEVE

Me një efekt domino, vendet evropiane kanë nisur të çlirohen nga masat e ndërmarra në kuadër të parandalimit të përhapjes së infeksionit si mbyllja e kufijve, e bareve dhe restoranteve, detyrimi për mbajtjen e maskës, moslejimi i grumbullimeve etj. Pas Suedisë, Italisë, Francës, Zvicrës, Austrisë edhe Gjermania ka vendosur të heq kufizimet përmes një plani të ndarë në tri faza e që do të përmbyllet në 20 mars.

Autoritetet e kanë konsideruar këtë datë si “ditën e lirisë”. Kjo vlen jo vetëm në aspektin e masave, pasi 20 marsi pritet të shënjojë edhe ndarjen nga pandemia e gjatë. Çfarë e nxiti heqjen e kufizimeve ishte rënia e shifrave të infeksionit dhe shtrimeve në spital. Me rëndësi në të njëjtën kohë është edhe mbulimi vaksinal.

Thuajse në të gjitha vendet e unionit, mbi 70 për qind e popullatës rezulton e vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid. Në këto kushte, Qeveritë e panë të udhës që pas dy vitesh, të çlirohen nga kufizimet duke i rikthyer frymëmarrjen sektorit ekonomik.

NISIN REZERVIMET

Lehtësimi i masave ka nisur të ndihet tek ata të cilët e vuajtën të parët izolimin, e që janë kompanitë e udhëtimit të cilët këtë periudhë po përballen me fluks të shtuar udhëtimesh. Nga ana tjetër, edhe pse duhen disa muaj deri në mbërritjen e sezonit veror, nga operatorët turistikë mësohet se kanë nisur rezervimet. Këto janë sinjalet e para të shkëputjes njëherë e mirë nga pandemia që mbërtheu botën prej fund dhjetorit të 2019-ës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN