MENU
klinika

NBA

Fitore e thellë e Warriors, Bulls mbajnë vendin e parë

25.02.2022 - 12:49

NBA është rikthyer pas një jave pushim për shkak të “All Star Game”. Golden State fitoi thellë 132-95 ndaj Portland, ndeshje e dominuar nga ekipi i Warriors. Tetë lojtarë të Golden State realizuan mbi 10 pikë (Curry e Thompson nga 18 pikë secili).

Pa probleme fiton edhe Denver, që mposhti 128-110 Sacramento, sfidë ku diferencën e bëri Jokic me 25 pikë e 12 rebound. Zhgënjen sërish skuadra e Brooklyn, që u mund 129-106 nga Boston. 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që më i miri në fushë ishte Tatum me 30 pikë.

Humbet edhe Memphis, që u mund 119-114 nga Minnesota, ndeshje me rivalitet deri në momentin e fundit. Russell me 37 pikë bëri diferencën në parket. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Phoenix, që fitoi 124-104 Oklahoma.

Booker me 25 pikë si dhe Bridges e Johnson me nga 21 pikë, ishin më të mirët për Suns. Në Lindje, në vendin e parë ndodhet Chicago, që fitoi 112-108 ndaj Atlanta, ndeshje ku shkëlqeu DeRozan me 37 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak